Komentimi

„Ај-Si-Es“ është ekspert i komentimit dhe transmetimit të drejtëpërdrejtë, veçanërisht të ngjarjeve sportive.

Këtë e bëjmë në mënyrë të pavarur, me komentim „nga televizori“, kur spikerët në bazë të video transmetimit japin audio komente origjinale. Kemi mundësi që njëashtu të punojmë edhe me pronarët e të drejtave, që të mund të realizojmë transmetim dhe ti komercializojmë transmetimet zyrtare.

Për bukmejkerët komentimi është i rëndësisë së veçantë, sepse ua zbukuron përvojën klientëve që vënë baste dhe i nxisin edhe më tej të vënë baste gjatë periudhës së ndeshjes, kurse njëkohësisht mund të shfrytëzohen në shërbime të popullarizuara telefonike dhe aplikacione për radio.

Sigurojmë komentim të pavarur për të gjithë ndeshjet e Premier Ligës Angleze, Ligës së kampionëve dhe ligave tjera evropiane, si dhe nga turnamentet kryesore ndërkombëtare në futboll. Gjithashtu jemi distributorë zyrtar për komentimin e garave me kuaj në Britaninë e Madhe, të cilin e sigurojmë në të gjithë gjuhët nëpërmjet partneritetit me GBI (Great British and Irish Racing), si dhe kryejmë komentime të të gjithë ngjarjeve të mëdha sportive siç është Kupa botërore në Ragbi dhe ndeshjet më të rëndësishme në kriket.

Ne, gjithashtu, mund të sigurojmë komentime tekstuale drejtëpërdrejtë gjatë rrjedhës së ndeshjeve të cilët janë informative dhe argëtuese për shkak se janë me stil të vazhdueshëm dhe joformal. Mesatarisht ka rreth 60 komentime të drejtpërdrejta për ndeshje, me çrast përfshihen të gjithë ngjarjet kryesore si golat, kartonat e kuq dhe të verdhë dhe zëvendësimet. Ne nuk i lëmë anash pa komentuar edhe të gjithë aspektet tjera të ndeshjes, si taktika, treguesit statistikor për formën e ekipeve, periudhat e lojës së dobët dhe të mirë dhe vendimet kyçe të gjyqtarit.

Në ndërkohë, në kuadër të radio programit tonë tërheqës Football Live („Futboll drejtpërdrejtë“) merrni informacionet më aktuale për rezultatet më të reja, paralajmërimet për ndeshje dhe njoftime për të gjithë ligat kryesore evropiane çdo të shtunë dhe të diele pasdite.