Video

ICS është e specializuar për produksionin e video materialeve me dedikim të posaçëm, të cilat janë tërheqëse, ekonomike dhe të kompletuar në afatin më të shkurtër të mundshëm, me çka klientëve tanë ju mundësojmë që shfrytëzuesve të tyre t’ju ofrojnë produkte mediale dedikuese dhe aktuale.

Video-ja është mjet i fuqishëm për komunikim e cila lehtësisht shpërndahet dhe shtrihet në mediumet sociale. Me publikimin e saj ju mundësohet pasurimi i ofertës së përmbajtjeve të veb faqeve tuaja, me çrast në të njejtën kohë mund të zhvilloni kanal në YouTube i cili do të përmban playlist-ë të të gjithë përmbajtjeve relevante, e cila do jetë në dobi të klientit tuaj në punën e tij nga më shumë aspekte.

Ne bashkëpunojmë me numër të madh të reporterëve të specializuar, të cilët kanë përvojë të madhe si gazetarë dhe prezantues, me çka na mundësohet t’ju sigurojmë mbulim gjithëpërfshirës të cilës do temë aktuale apo në vijim të sipër.

Për shembull, korrespondentët tanë mund të përgadisin video hyrje argëtuese dhe analizë të ndeshjeve futbollistike për vikende, gara me kuaj ose çfarëdo ngjarje basti që mund të jetë i brenduar sipas dëshirave të klientit. Komentatorët tanë profesional, munden që gjatë komentimit të tyre ti përfshijnë edhe koeficientët dhe promocionet e bastit me qëllim reklamimin e tyre dhe vetëdijsimin më të madh për to në publik.

ICS gjithashtu mund të përgadisë video materiale reklamuese unikale për spektër të gjërë të fushave – për ne asnjë detyrë nuk është aq e vogël ose aq e madhe. Përveç përpunimit të video materialeve për ngjarje sportive, ne gjithashtu kemi përvojë në përpunimin e përmbajtjeve argëtuese në tema siç janë personat e famshëm, industria e argëtimit dhe politika.