Partneritet

Marketingu në partneritet është njëra ndër mënyrat më profitabile për tërheqje të klientëve të ri në biznes.

Ekipi i ekspertëve të mençur dhe me përvojë për marketing në partneritet, i cili është i përbërë nga kuadri personal, ju rri në dispozicion për t’ju ndihmuar në punë me partnerët ekzistues dhe me rritjen e numrit të tyre, si dhe me hapjen e programeve të reja për marketing në partneritet.

Ekipi i ekspertëve specializohet për gjetjen e partnerëve të ri dhe punë me partnerë dhe ka mundësinë që të ketë qasje deri te numër i madh veb faqesh të partnerëve, me çrast më lehtë do ta formoni dhe do ta zgjeroni bazën e partnerëve.

Në „Ај-Si-Es“ shërbimet i përshtasim me atë që kërkoni, kurse fushatat për partnerë i kryejmë pjesërisht ose tërësisht, varësisht nga nevojat. Edhe këtë e ofrojmë në shumë gjuhë dhe në disa shtete.

Jemi specialistë për numër të madh industrish, siç janë lojërat e fatit, sigurimi, financimi, telekomunikacioni, turizmi, sporti dhe shitja me pakicë. Punojmë në projekte afatshkurtra dhe afatgjata, me produkte krejtësisht të gatshme dhe çdoherë në mënyrë rentabile.

Kemi arritur suksese të mëdha me fushata afatgjate për shoqëri akcionare stabile (ang. blue chip companies) dhe me lidhjet tona të forta, njohjen e industrisë së marketingut në partneritet dhe infrastrukturën e përshtatur; ofrojmë shërbime stabile për marketing në partneritet, të cilët i sajojmë sipas nevojave të klientëve individualë.